Cassano: Të krahasosh Dybala me Messi-n është qesharake

Futboll

Cassano: Të krahasosh Dybala me Messi-n është qesharake

Më: 16 janar 2018 Në ora: 22:02
Dybala dhe Messi

Antonio Cassano thotë se është një gjë qesharake të krahasosh Paulo Dybala dhe Lionel Messi-n, me yllin e Barcelona-s që është në një nivel tjetër krahasuar me atë të Juventus.

Sezoni i dytë i plotë i Dybala-s në Torino ka qenë plot ulje-ngritje, gjithsesi 24-vjeçari ka arritur të shënojë 11 gola në të gjitha kompeticionet.

Kreativiteti i tij, dhe kualiteti që ka brenda zonës kundërshtare e bën pasardhësin ideal të Messi-t te Argjentina – dhe mbase edhe te Barça.

Por për momentin, Cassano nuk beson se ai i afrohet nivelit të Messi-t. “Ai është një lojtar i madh por akoma nuk është një kampion,” shprehet ish-lojtari i Roma-s për Dybala në Corriere dello Sport.

“Vitin e kaluar kur ishte në formë të mirë të gjithë filluan ta krahasonin me Messi-n dhe unë isha duke qeshur.

“Por nuk është as për të qeshur. Messi është në një tjetër planet. Higuain, Pjanic dhe Buffon janë tre kampionët e vetëm në Serie A.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat