Skuadra e ligës së tretë në futbollin anglez tallet me Alexis Sanchezin

Futboll

Skuadra e ligës së tretë në futbollin anglez tallet me Alexis Sanchezin

Më: 16 janar 2018 Në ora: 23:17
Alexis Sanchez

Skuadra e League One (kategoria e tretë angleze) Oldham është tërhequr nga gara për shërbimet e yllit të Arsenal Alexis Sanchez.

29-vjeçari thuhet të jetë shumë pranë marrëveshjes me Manchester United, por kjo nuk e ndali skuadrën e quajtur një nga mbrojtësit e ekipit Ryan McLaughlin të këshillonte skuadrën e tij ta blinte.

Duke përdorur Twitter, 23-vjeçari pyeti skuadrën e Richie Wellens: “Kur do ta zyrtarizoni Alexis Sanchez.”

Dhe klubit nuk iu desh shumë kohë për t’u përgjigjur duke mohuar në mënyrë kategorike se do të bëjnë një ofertë për lojtarin e përfaqësueses kiliane.

Në një tweet që shumë shpejt u bë viral, Oldham thotë: “Klubi mund të konfirmojë se nuk është bërë asnjë ofertë për Alexis Sanchez. Rritu, Ryan.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat