Besa e Pejës po i kalon vështirësitë e mëdha

Futboll

Besa e Pejës po i kalon vështirësitë e mëdha

Nga: K.Goca Më: 17 janar 2018 Në ora: 11:10
Fetim Kasapi

Klubi i futbollit Besa nga Peja nuk mbahet mend që u ballafaqua me një krizë të madhe siç ishte në stinorin e vjeshtës të elitën së futbollit. Kriza që i kaploi dhe disa bojkote që ndodhën përgjatë kampionatit, prunë Besën në vend të dhjetë me vend 13 pikë të mbledhura për 19 javë apo ka qenë bilanci më i keq që mbahet mend në historinë e tyre. Sepse një kohë pejanët u paraqiten në fushë me juniorë dhe kjo ndikoi në serinë e zezë të rezultateve.  

Tani Besa po këndellet dhe po e merr veten për pjesën pranverore, me synime që t’i ikë zonës së rrezikut. Kapiteni i skuadrës, Fetim Kasapi, konfirmon lajmin e madh edhe për tifozët. “Si kapiten i ekipit Besa të Pejës, tashmë kriza financiare dhe organizative ka përfunduar, gjithë kjo fal angazhimit të pashoq të kryetarit të komunës së Pejës Gazmend Muhaxherit, si dhe kryetarit të ri të klubit Mustafë Nila!

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, pasi që pa se klubin e kishte kapluar kriza e madhe, veproj në qetësi duke larguar të gjithë ata që nuk mund t’i bënin ballë përgjegjësive të klubit dhe duke afruar njerëz të cilët do ta kthejnë klubin në vendin, ku i takon si një ndër klubet më të suksesshme në Republikën e Kosovës. Duke filluar nga kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, kryetari i ri i klubit Mustafë Nila, si dhe gjithë anëtarët e rinj të bordit udhëheqës, i falënderoj që po marrin mbi supet e tyre përgjegjësitë e udhëheqjes së klubit në këtë kohë të vështirë. Po ashtu falënderoj edhe kryesinë e kaluar për kontributin e tyre. Unë si kapiten i ekipit së bashku me lojtarët e tjerë ju garantoj angazhim maksimal, në realizimin e objektivave të klubit!”, ka thënë Kasapi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat