Nxirret në shitje nga Liverpooli

Futboll

Nxirret në shitje nga Liverpooli

Më: 17 janar 2018 Në ora: 12:04
Simon Mignolet

Portieri Simon Mignolet nuk është i lumtur te Liverpool dhe po mendon largimin nga “The Reds”. Skuadra që ka shfaqur më shumë interes për portierin është Napoli, me palët që mund ta mbyllin marrëveshjen për shumën e 20 milionë eurove.

Mignolet nuk është më zgjedhja e parë e Jurgen Klopp për portën por dëshira e belgut është të luajë rregullisht. Nga ana tjetër klubi i kaltër është vënë në kërkim të pasuesit të Pepe Reina. Akordi pritet të arrihet që në këtë afat kalimtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat