Nuhiu kualifikoi Sheffield-in në Kupën e Anglisë

Futboll

Nuhiu kualifikoi Sheffield-in në Kupën e Anglisë

Nga: Kemajl Goca Më: 17 janar 2018 Në ora: 12:20
Atdhe Nuhiu

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës,  Atdhe Nuhiu, shfaqi lojë të mirë me ekipin e Sheffield Wed-it dhe u kualifikuan në të tetën e finales së FA Cup (Kupa e Anglisë). Sheffield Wed si vendas shënoi fitore me rezultat 2:0 kundër Carlisle-s, ndërsa sfida e parë kishte përfunduar pa gola (0:0). Sheffield Wed tani ka rival Reading dhe synon të kualifikohet në çerekfinale.

Futbollisti Nuhiu luajti standard dhe ishte ndër me të merituarit për kualifikimin e skuadrës së tij. Pas golit të Matias (28’), Nuhiu vulosi fitoren në 2:0 pikërisht në minutën 66-të. 

Sheffield Wed që nuk po kalon formë të mirë në Championship,  kërkon më të mirën në FA Cup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat