Sherr te Partizani

Futboll

Sherr te Partizani

Më: 17 janar 2018 Në ora: 17:57
Ilustrim

Situata te Partizani nuk duket aspak e qetë. Pas largimit që u shoqërua me shumë bujë të 3 titullarëve Malota, Krasniqi dhe Vila, një tjetër situatë kaotike ka prekur klubin e kuq. Gjatë ndeshjes miqësore me ekipin gjerman Berliner, ka pasur një përplasje mes mesfushorit Lorenc Trashi dhe trajnerit Sulejman Starova.

Debati mes të dyve ishte aq i fortë sa trajneri i kryeqytetasve urdhëroi që mesfushori gramshiot të dëbohet nga hoteli. Pritet me mjaft interes të mësohet se cili do të jetë qëndrimi i klubit në lidhje me këtë incident.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat