Sevilla mposht Atleticon në çerekfinalen e Kupës

Futboll

Sevilla mposht Atleticon në çerekfinalen e Kupës

Më: 17 janar 2018 Në ora: 21:08
Ilustrim

Sevilla ka arritur të fitojë ndeshjen e parë çerekfinale në Kupën e Mbretit ndaj Atletico Madridit.

Andaluzianët mposhtën madrilenët në udhëtim me rezultat prej 1 me 2.

Vendasit kaluan të parët në epërsi përmes sulmuesit Diego Costa, që shënoi në minutën e 73, por pas shtatë minutave Sevilla barazoi shifrat pas autogolit nga Moya.

Dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt Sevilla arriti të shënojë golin e epërsisë që doli të ishte i fitores. Këtë e bëri përmes Correas, i cili shënoi pas asistimit nga Ben Yedder.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 23 janar në “Ramon Sanchez Pizjuan”.

Kurse në ndeshjen tjetër çerekfinale Valencia e mposhti Alavesin me rezultat 2 me 1. Golat për Valencian i shënuan Guedes e Rodrigo, kurse për mysafirët shënoi Sobrino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat