Barcelona mposhtet për herë të parë në këtë sezon

Futboll

Barcelona mposhtet për herë të parë në këtë sezon

Më: 17 janar 2018 Në ora: 23:20
Barcelona

Barcelona ka pësuar humbjen e parë këtë sezon, duke u mposhtur 1:0 ndaj Espanyol në kuadër të Copa del Rey.

Skuadra e Ernesto Valverdes ka pësuar humbjen e parë pas 30 ndeshjeve këtë sezon, duke humbur në derbi nga Espanyol.

Barcelona u mposht me rezultat minimal në ndeshjen e parë çerekfinale të Copa del Rey.

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë takim e shënoi Melendo në minutën e 88’të.

Barcelona ka mundësi që ta përmbys këtë rezultat, kur pas një javë e pret rivalin e qytetit në Camp Nou.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat