Prapaskena, Pogba mund të përfundonte te Nocerina

Futboll

Prapaskena, Pogba mund të përfundonte te Nocerina

Më: 18 janar 2018 Në ora: 09:14
Paul Pogba

Paul Pogba ka qenë shumë afër kalimit te Nocerina. Jo, nuk është fantazi, por ajo që ka pohuar ish-drejtori sportiv i klubit, Marcello Pitino: “Kemi marrë portierin Nicola Leali dhe bashkë me të mund të kishim marrë nga Juventus edhe Paul Pogba”, ka thënë Pitino.

“Në atë moment mund ta bënim këtë, sepse Conte nuk e konsideronte titullar dhe te ne mund të rritej. Kështu, kam shkuar ta ndjek në miqësoren e përvitshme që zhvillohet në Villar Perosa. Por më pas nuk është bërë asgjë, sepse lojtarë kaq të fortë i tregojnë vlerat e tyre herët ose vonë”.

“Ndoshta mund të mos kishte ndodhur te Nocerina, por më ka mbetur peng që nuk kam arritur ta marr. Nuk dihet si mund të kishin shkuar gjërat nëse Paul do të ishte marrë nga Nocerina”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat