Chelsea me ofertë të përbashkët për Dzekon dhe Palmierin

Futboll

Chelsea me ofertë të përbashkët për Dzekon dhe Palmierin

Më: 19 janar 2018 Në ora: 06:16
Dzeko duke festuar njërin nga shumë golat e tij me Romën (Getty Images)

Roma dhe Chelsea janë në negociata për Emerson Palmieri, por Sky Sport Italia raporton këtë mbrëmje (e enjte) që po diskutojnë edhe për Edin Dzekon në një marrëveshje të dyfishtë prej 65 milionë eurosh.

Afati kalimtar i transferimeve të janarit është në lëvizje të plotë dhe dihet mirë se skuadra e Antonio Contes kanë synuar Emerson Palmieri, i cili është vlerësuar me 25 milionë euro.

Sidoqoftë, këtë mbrëmje, gazetari Gianluca Di Marzio nga Sky Sport Italiazbulon se Emerson nuk është tema e vetme që diskutohet nga të dyja klubet.

Ata janë gjithashtu duke negociuar për Dzekon, ish-sulmuesin e Manchester Cityt, pasi humbën njërin nga caqet kryesore, Andy Carrollin e lënduar të West Hamit.

Chelsea ka ofruar 50 milionë euro për Emerson Palmierin dhe Dzekon, ndërsa Roma po kërkojnë një sërë shpërblimesh që do të merrnin shumën totale deri në 65 milionë euro.

Blutë shpresojnë të përfshijnë edhe sulmuesin belg, Michy Batshuayi në huazim si pjesë të marrëveshjes.

Dzeko nuk është i panjohur në Ligën Premier, pasi ka fituar titullin me Manchester Cityn nën drejtimin e Roberto Mancinit.

Sezoni i tij e parë në Romë ishte katastrofik, por me siguri ai gjeti formën e tij në sezonin e dytë, duke përfunduar si golashënuesi i Serie A me 29 gola në 37 paraqitje.

Deri më tani në këtë sezon, ai ka gjetur rrjetën 12 herë në 26 ndeshje mes Serie A, Coppa Italias dhe Ligës së Kampionëve.

Boshnjaku gjithashtu ka shënuar edhe dy gola në barazimin 3-3 të Romës në Stamford Bridge ndaj Chelseat në 18 tetor në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Dzeko i mbush 32 vjet në mars, kështu që nuk është krejtësisht jashtë çështjes që Roma ta shes për çmimin e duhur, veçanërisht pasi ata tashmë investuan në zëvendësimin e tij, çekun Patrik Schick.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat