Arsenali arrin marrëveshje personale me Aubameyangun dhe Mkhitaryanin

Futboll

Arsenali arrin marrëveshje personale me Aubameyangun dhe Mkhitaryanin

Më: 19 janar 2018 Në ora: 10:50
Pierre-Emerick Aubameyang dhe Henrikh Mkhitaryan

Arsenali beson se do t’i transferojë sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang nga Borussia Dortmundi dhe Henrikh Mkhitaryan nga Manchester Unitedi, gjatë këtij afati kalimtar.

Kjo pasi “Topçinjtë” tashmë kanë arritur marrëveshje personale me të dy lojtarët, gjersa Arsene Wenger kërkon ta përforcojë repartin e sulmit, raporton Goal.com.

Mkhitaryan pritet t’i bashkohet Arsenalit në kuadër të marrëveshjes për kalimin e Alexis Sanchezit në Manchester United.

Ndërkohë, Aubameyangu pritet t’i kushtojë klubit londinez plot 60 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat