Luftëtari përballet me kryesuesit e Skënderbeut

Futboll

Luftëtari përballet me kryesuesit e Skënderbeut

Më: 19 janar 2018 Në ora: 16:40
Pamje nga një ndeshje

Java e 17-të do të luhet e gjitha të premten e ardhshme, me protagonistët që zbresin në fushë mes kërshërisë së madhe për të parë edhe ndryshimet që ka sjellë merkatoja dhe elementët e rinj që pasurojnë organikën e skuadrave të kategorisë maksimale të futbollit shqiptar. Futbolli i luajtur rikthehet në datën 26 Janar me 3 takime që luhen njëkohësisht në orën 14.00. Në Gjirokastër Luftëtari përballet me kryesuesit e Skënderbeut, tanimë me Abazajn dhe Bregun që u duhet të tregojnë klasin e tyre pikërisht përballë skuadrës që ka investuar për të përfituar shërbimet e tyre, ndërkohë që te Luftëtari nuk mungojnë risitë, ku Vasil Shkurtaj pret me padurim për të luajtur ndeshjen e parë zyrtare. Sfidë mes skuadrave surprizë të gjysmës së parë të sezonit ajo mes Laçit dhe Kamzës, me kurbinasit që kanë përforcuar radhët me Shtubinën, ndërsa te Kamza, tanimë pa Fustar, spikat afrimi i Hair Zeqirit. Sfidë kthese ndërkohë ajo mes Teutës dhe Lushnjës, skuadra që i rikthehen kampionatit me shpresën që gjysma e dytë e sezonit do të ofrojë një tablo krejt ndryshe nga ajo e para. Në orën 17:00, dy sfida të tjera absolutisht për të mos u humbur. Flamurtari, i përforcuar që në fillim të fazës përgatitore, me statusin e vendit të dytë pret Partizanin e cunguar në organikë, një sfidë jashtëzakonisht interesante, ndërkohë që Vllaznia e përforcuar me Sukajn në sulm e Malotën në mbrojtje pret në “Loro Boriçi” Kukësin e ri të Pacult me Gjokën që synon t’i prishë festën e debutimit trajnerit austriak. Një raund intrigues që, pas shumë zërave, zyrtarizimeve apo tratativave të merkatos, rikthen më në fund futbollin e luajtur.

Java 17

Luftëtari – Skënderbeu (ora 14:00)
Kamza – Laçi (ora 14:00)
Teuta – Lushnja (ora 14:00)
Vllaznia – Kukësi (ora 17:00)
Flamurtari – Partizani (ora 17:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat