Xhemaiili përfundimisht rikthehet në Serie A

Futboll

Xhemaiili përfundimisht rikthehet në Serie A

Nga: K.G. Më: 19 janar 2018 Në ora: 16:53
Blerim Xhemaili

Reprezentuesi i Zvicrës, Blerim Xhemaili, edhe përfundimisht u rikthyer në Bologna-n, e cila garon në Serie A. Edhe faqja e klubit italian konfirmon rikthimin e futbollistit shqiptar, që luajti në Ligën e Amerikës,  në ekipin e Montreal Impact. Me Xhemailin Bologna do të jetë më e fortë në vazhdim të kampionatit. Ai ka 31 vjeç dhe shënoi nëntë gola në 33 paraqitje për Bolognan para se të shtegtoi në Montreal. Transferimi ka ndodhur pasi të dy klubet menaxhohen nga biznesmeni kanarina Joey Saputo. Xhemaili ka luajtur edhe për klube si Torino, Parma dhe Napoli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat