Fernandinho vazhdon me liderin e Premier Leagues

Futboll

Fernandinho vazhdon me liderin e Premier Leagues

Më: 19 janar 2018 Në ora: 17:23
Fernandinho

Manchester City ka njoftuar të premten rinovimin edhe për dy sezone të tjera, deri në qershor të vitit 2020, të mesfushorit brazilian, Fernandinho. Pas disa muajsh negociata, Fernandinho, i cili e përfundonte kontratën në fund të këtij sezoni, ka nënshkruar zgjatjen e saj vetëm dy ditë pasi e ka bërë këtë një tjetër shtyllë e ekipit, argjentinasi Nicolas Otamendi. “Ky është një klub me një të ardhme të mrekullueshme dhe dua të jem pjesë e tij për aq kohë sa të jetë e mundur. Me Pep në krye, jam i bindur se ne do të fitojmë tituj dhe, më e rëndësishmja, të bëhemi tërheqës, duke luajtur futboll sulmues”, – tha mesfushori. “Është një kënaqësi e vërtetë të jem pjesë e këtij klubi dhe pres të shoh atë që do të fitojmë në vitet e ardhshme”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat