Prishtina e mundi Ballkanin

Futboll

Prishtina e mundi Ballkanin

Më: 19 janar 2018 Në ora: 17:48
Pamje nga ndeshja e sotme, foto FC Prishtina

Prishtina ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese. Për kundërshtar pati skuadrën vendase nga Theranda, Ballkani. Skuadër kjo mjaft e kompletuar me gjysmën e lojtarëve me përvojë nga Superliga dhe me të drejtë llogariten favorit për t’u inkuadruar në Superligë.

Ndeshjen e interesante e bënë edhe numër jashtëzakonisht i madh i shikuesve të cilët me gjasë u ndanë të kënaqur nga kjo paraqitje.

Prishtina sot ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese që nga fillimi i fazës përgatitore me 5 janar. Ndërsa skuadra më nuk zhvillon ndeshje kontrolluese para se të udhëtoj të enjten më 25 janar.

Skuadra e prirë nga kryetrajneri Mirel Josa, sot ishte e mangët pa 7 futbollistë, si Khalid, Fetahaj, Curri, Boshnjaku, Miftaraj, Zyba - të lënduar dhe i sëmurë Dumani ndërsa në minutën e 15-të lëndim të thembrës pësoi edhe Pefqeli, raporton faqja e FC Prishtina.

Miqësore: Ballkani – Prishtina 1:2 (1:1)

Golat: Ilir Gega 11’ – Blend Baftiu 34’, 63’

Ballkani (3-5-2): Armend Ruxhi – Ilir Gega, Visar Berisha, Liridon Kukaj – Valon Bytyqi, Jonuz Kolloni, Ramadan Kryeziu, Caner Gëzim, Gentian Elezaj - Leutrim Gashi, Berat Hyseni. Në pjesën e dytë luajtën edhe futbollistë tjerë. Kryetrajner: Zymer Elshani.

Prishtina (4-3-3): Visar Bekaj (Alban Muqiqi – 46’) – Përparim Osmani (Lorik Maxhuni – 46’), Armend Dallku (Ben Nash Quansah – 46’), Agon Xhaka (Leonat Vitija – 70’), Abdul Bashiru (Bleon Sekiraqa – 80’) – Ergyn Ahmeti (Dardan Sekiraqa – 88’), Mergim Pefqeli (Blend Baftiu – 15’), Drashko Bozhoviç (Jorge Rodolfo – 46’) – Gauthier Mankenda (Arbër Hoxha – 46’), Liridon Fetahaj (Donat Hasani – 63’), Ahmed Januzi (Kastriot Selmani – 63’). Kryetrajner: Mirel Josa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat