Sinisa Mihajlovic, kandidati kryesor për të drejtuar Bordo në Francë

Futboll

Sinisa Mihajlovic, kandidati kryesor për të drejtuar Bordo në Francë

Më: 19 janar 2018 Në ora: 18:37
Sinisa Mihajlovic

Pak ditë pasi u shkarkua nga detyra e trajnerit të Torinos, serbi Sinisa Mihajlovic mund të rikthehet në detyrë, por këtë herë jo më në Serinë A, por në kampionatin francez. Skuadra e Bordo, që dje shkarkoi nga detyra trajnerin Jocelyn Gourvennec, po mendon se trajneri Mihajlovic është i përkryer për ta zëvendësuar dhe po interesohet për të, duke i bërë një ofertë.

Për momentin është vetëm një ide, por emri i trajnerit serb shihet me sy të mirë në Ligue 1. Mes kandidatëve të tjerë për t’u ulur në stolin e Bordo janë edhe Michel Preud’homme, Elie Baup dhe Didier Tholot, por serbi Sinisa Mihajlovic duket në “pole position”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat