Kastrati shënon për fitoren e ekipit norvegjez

Futboll

Kastrati shënon për fitoren e ekipit norvegjez

Nga: Kemajl Goca Më: 19 janar 2018 Në ora: 19:25
Flamur Kastrati

Reprezentuesi i Kosovës, Flamur Kastrati, shënoi për fitoren e Sandefjordit me rezultat 2:1 kundër Notoddenit, në miqësoren e futbollit. Ai u paraqit titullar deri në minutën e 55-ë, duke dhënë maksimumin.  

Kastrati shënoi nga penalltia në minutën e 12-të, ndërsa golin tjetër Morer (37’-autogol) dhe për Notodden realizoi Mbedule pikërisht në minutën e 10-të.

Kastrati është ndëshkuar me karton të verdhë gjatë kësaj ndeshje. Kjo miqësore ka qenë e mirëseardhur për të dyja ekipet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat