Burnley-United, vendasit kanë humbur dy radhazi në Premier

Futboll

Burnley-United, vendasit kanë humbur dy radhazi në Premier

Më: 20 janar 2018 Në ora: 06:23
Romelu Lukaku

Manchester United ka marrë një fitore të lehtë kundër Stoke në javën e fundit të kampionatit. Lojtarët e Jose Mourinho kanë fituar me rezultatin 3-0, teksa golat janë shënuar nga Valencia, Martial dhe Pogba. Kundërshtari i radhës për “Djajtë e Kuq” do të jetë Burnley, një ekip që ka pësuar një rënie në javët e fundit të kampionatit. Në fakt, ata kanë humbur dy radhazi në Premier League dhe tani ndodhen në vendin e shtatë të renditjes me 34 pikë të grumbulluara pas 23 ndeshjesh.

Në të vërtetë, një nga dy humbjet e fundit ka ardhur kundër një ekipi si Liverpool, por United është në të njëjtën kategori me “Të Kuqtë” dhe nuk do të ishte një surprizë nëse vendasit do të pësonin humbjen e radhës këtë fundjavë.

Gjithsesi, Brunley kryeson me pesë fitore ndaj United në ndeshjet që këto dy ekipe kanë luajtur në “Turf Moor” dhe në ndeshjen e fazës së parë është dashur një gol i Lingard në minutën e 91-të për të shpëtuar United nga humbja në “Old Trafford”.

Brunley nuk ka marrë asnjë fitore në 6 ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër United, por ka arritur të marrë tri barazime në këto takime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat