Skënderbeu kthehet në atdhe, Daja u jep 2 ditë pushim lojtarëve

Futboll

Skënderbeu kthehet në atdhe, Daja u jep 2 ditë pushim lojtarëve

Më: 20 janar 2018 Në ora: 16:20
Skënderbeu

Skënderbeu është kthyer mbrëmë në Shqipëri, pas 14 ditësh përgatitje intensive në Antalia të Turqisë. Stafi teknik ka menduar t’i lërë lojtarët të pushojnë në 48 orët e ardhshme, si pasojë e ngarkesës fizike. Përgatitjet të rinisin ditën e hënë. Ashtu siç edhe trajneri Ilir Daja ka njoftuar, ditën e hënë, kuqebardhët do të nisin mikrociklin javor dhe përgatitjet do të fokusohen te ndeshja ndaj Luftëtarit në transfertë, e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë Superiore. Përgatitjet anti-Luftëtari do të zhvillohen në “Tropikal Resort”, në Durrës.

NAZMI GRIPSHI – Mesfushori i talentuar nuk udhëtoi me ekipin korçar drejt Shqipërisë, pasi u grumbullua në Antalia me kombëtarën U-20, nga trajneri Alban Bushi, në kuadër të miqësores që do të zhvillohet në datën 21 janar ndaj Azerbajxhanit. Gripshi do të bashkohet gjatë javës me ekipin korçar në “Tropikal”, për të qenë pjesë e grupit për transfertën e 26 janarit, ora 14:00, në Gjirokastër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat