Lyon-PSG, Parisi ka dominuar në nëntë ndeshjet e fundit

Futboll

Lyon-PSG, Parisi ka dominuar në nëntë ndeshjet e fundit

Më: 21 janar 2018 Në ora: 06:36
PSG

Ndeshja më e rëndësishme e javës së 22-të të kampionatit francez do të luhet mes Lyon dhe Paris Saint-Germain. Neymar me shokë do të paraqiten në këtë sfidë pas një fitore 8-0 të marrë në shtëpi kundër Dijon, me brazilianin që ka qenë ylli i ndeshjes me katër gola të realizuar. Por rreziku më i madh për mbrojtjen e Lyon mund të jetë uruguaiani Edinson Cavani, të cilit i duhet një gol për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e PSG-së.

Por, pavarësisht dominimit të treguar në këtë kampionat, skuadra e Emery nuk do ta ketë të lehtë të largohet me pikë të plota nga fusha e Lyon, duke parë se këta të fundit kanë marrë katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit të Ligue 1 dhe kanë pësuar vetëm 1 humbje në 10 ndeshjet e kampionatit që kanë luajtur deri tani në shtëpi.

Për sa i takon përballjeve direkte, PSG ka fituar 8 nga 9 ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Lyon dhe ka arritur të shënojë në 12 takimet e fundit që ka luajtur kundër tyre. Në dhjetë ndeshjet e fundit të zhvilluara mes këtyre dy skuadrave në fushën e Lyon, vendasit kanë marrë 4 fitore dhe PSG 3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat