Werder, rivali i preferuar i Bayern rrezikon humbjen numër 600

Futboll

Werder, rivali i preferuar i Bayern rrezikon humbjen numër 600

Më: 21 janar 2018 Në ora: 07:05
Bayern Munich

Werder Bremen është një nga kundërshtarët e preferuar të Bayern Munich dhe të dielën ata do të vizitojnë “Allianz Arena”. Robert Leëandoëski dhe Joshua Kimmich janë stërvitur rregullisht këtë javë dhe ka shumë mundësi që të jenë pjesë e formacionit titullar. Kingsley Coman, i cili është aktivizuar nga stoli kundër Bayer Leverkusen, pritet të jetë gjithashtu titullar, por Mats Hummels dhe David Alaba mund të mungojnë për shkak të gripit.

Ndërkohë, Bremen e ka nisur 2018-ën me një paraqitje të mirë të bërë në ndeshjen e barazuar 1-1 kundër Hoffenheim. Megjithatë, ideja se do të luajë në transfertë kundër Bayern mund ta detyrojë trajnerin Florian Kohfeldt të zgjedhë një strategji më mbrojtëse. Thomas Delaney mund të kthehet në ekipin e parë pasi është stërvitur me skuadrën gjatë javës.

Gjithsesi, historia është në favor të vendasve, të cilët kanë fituar 14 ndeshjet e fundit të kampionatit që kanë luajtur kundër Bremen, një rekord në Bundesliga për numrin më të madh të ndeshjeve radhazi të fituara kundër një ekipi. Ndërkohë, nëse Bremen humbet, kjo do të jetë humbja numër 600 e tyre në kampionat (në 1817 ndeshje).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat