Ky është 84-vjeçari që njeh mirë historikun e Prishtinës

Futboll

Ky është 84-vjeçari që njeh mirë historikun e Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 21 janar 2018 Në ora: 13:01
Arbëri portier i futsallit, Muharrem Neziri dhe gazetari sportiv Avni Shabani

Periudha të ndryshme kanë kaluar deri me tash dhe secila prej tyre ka pasur shijen e saj.  Periudha më e artë llogaritet në vitet e 80-ta, kur klubi me renome Prishtina ka qenë pesë vjet anëtar i elitës së futbollit ish jugosllav. Vitet e arta, kur luanin Fadil Vokrri, Fadil Muriqi, Kujtim Shala, Xhevdet Muriqi, Agim Cana, Jusuf Tortoshi, Mensur Nexhipi, Neshet Zhaveli, Shefqet Sinani, Abdyl Bellopoja, Ramiz Krasniqi, Sahit Kelmendi, Skënder Shengyli, Rafet Prekazi, Rifat Mehinoviqi, Edmond Rugova,  Arbnor Morina, të ndjerët Faton Domi e Favzi Rama etj.

Në turneun tradicional kushtuar legjendës së futbollit Burim Hatipit, nuk mungoi asnjë dashamir i madh i futbollit, dikur edhe vet futbollist aktiv i cili është njohës shumë i mire i historikut të futbollit e kryeqytetit, ku lindi në Prishtinë! Bëhet fjalë për 84-vjeçarin Muharrem Neziri, rrobaqepës, ku në dyqanin e tij të rrobaqepësisë, takoheshin dashamirët e futbollit e sportit!

Ustah Muharremi, është tejet i respektuar dhe ne turneun në fjalë,  emocionale ishin takimet me brezin e artë Vokrrin, Sinanin, Tortoshin, Krasniqin e tjerë... Arbëri është nipi i Muharremit, aktualisht portier i futsallit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat