Shkëndija kërkon të shfrytëzojë kushtet optimale në Antalya

Futboll

Shkëndija kërkon të shfrytëzojë kushtet optimale në Antalya

Më: 21 janar 2018 Në ora: 14:15
Lojtarët e Shkëndijës

Shkëndija nga Tetova, kampion vjeshtor në Maqedoni, ka mbyllur përgatitjet në Tetovë dhe tani vazhdon ato në Antalya. Në këtë vend do të zhvillohet faza e dytë dhe kryesore e përgatitjeve dimërore. Shkëndija do të qëndrojë në Turqi deri më 4 shkurt, ndërsa përveç stërvitjeve do të zhvillojë edhe katër ndeshje kontrolluese.

Kuqezinjtë largohen nga Maqedonia e ftohtë për të qëndruar 14-të ditët e ardhshme në Antalya. Shkëndija kërkon të shfrytëzojë kushtet optimale që ofron kjo qendër dhe përveç seancave të rregullta stërvitore përmes 4 ndeshjeve kontrolluese do të tempohet forma për vazhdimin e garave në futbollin vendor ku kërkohen trofe.

Stafi teknik paralel me përgatitjen e ekipit për gjysmësezonin pranveror vëmendje i kushton edhe të ardhmes, duke përfshirë në ekspeditë disa të rinj. Shkaku i dëmtimit në Tetovë mbetet futbollisti Arbin Zejnullai, ndërsa me skuadrën në Antalya do të jenë të rinjtë Ensar Luma, Alban Rasimi, Ylber Beqiri nga shkolla e Shkëndijës dhe Leard Sadriu i ardhur nga Ferizaji.

Gjatë 2 javëve në Antalya, ekipi do të zhvillojë 4 ndeshje kontrolluese (me Zurich, 22 janar, Olimpik Donetsk-Ukrainë 26 janar, Dinamo Zagreb-Kroaci 30 janar dhe Qabala-Azerbajxhan 3 shkurt).?

Ekspedita e Shkëndijës në Antalya:

Portierë: Kostadin Zahov, Bekim Rexhepi, Saladin Mustafi, Artan Iljazi.

Mbrojtës: Bazhe Todorovski, Mevlan Murati, Egzon Bejtullai, Olsi Teqja, Mevlan Adili, Leard Sadriu, Ylber Beqiri, Ardian Cuculi.

Mesfushorë: Ennur Totre, Besmir Bojku, Armend Alimi, Enis Fazlagiç, Sabit Bilalli, Ferhan Hasani.

Sulmues: Izair Emini, Alban Rasimi, Ensar Luma, Marjan Radeski, Stenio Junior, Besart Ibraimi, Shefit Shefiti.

Stafi teknik: Qatip Osmani (kryetrajner), Bashkim Livoreka (ndihmës trajner), Erhan Selimi (ndihmës trajner), Samet Zejneli (trajner i portierëve), Metin Dalip (trajner kondicional).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat