Gjashtë gola në ‘Allianz Arena’, Bayerni nuk lejoi befasi

Futboll

Gjashtë gola në ‘Allianz Arena’, Bayerni nuk lejoi befasi

Nga: Kemajl Goca Më: 21 janar 2018 Në ora: 17:24
Pamje nga ndeshja e sotme

Kampioni në fuqi dhe lideri i Bundesliga I, Bayern Munihu, nuk lejoi  befasi në stadiumin “Allianz Arena”. Bayerni u djersit goxha shumë nga Werder Bremeni, megjithatë fituan me rezultat 4:2, në një ndeshje të fortë e dramatike deri në fund. Werderi u angazhua maksimalisht, por të pafat që të kthehen me një pikë të madhe nga ky udhëtim i vështirë.

Image

Golat për Bayernin i shënuan: Muller (41' e 84'), Lewandowski (63' e 77') dhe për Werderin: Gundorf (25') e Sule (74'-autogol). Lewandowski udhëheq me 17 gola listën e shënuesve, ka katër më shumë se Aubameyang (Dortmundi) e gjashtë se Finnbogason (Augsburgu). Bayerni prinë me 47 pikë, ndërsa Werder mban vendin e 16-të me 16 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat