Barcelona i jep një “shuplakë” Betis-it dhe “hipotekon” titullin

Futboll

Barcelona i jep një “shuplakë” Betis-it dhe “hipotekon” titullin

Më: 21 janar 2018 Në ora: 23:06
Leo Messi

Barcelona ka mundur 5-0 Betis në transfertë dhe ka marrë fitoren e gjashtë radhazi në kampionat. Messi me shokë kryesojnë La Liga-n me një avantazh me 54 pikë, 11 më shumë se Atletico Madrid i vendit të dytë dhe 19 më shumë se rivalët e përjetshëm të Real Madrid, por këta të fundit kanë një ndeshje për të rikuperuar.

Pjesa e parë ka qenë e luftuar dhe kanë qenë miqtë ata që kanë shkuar afër golit me Sergi Roberto dhe Lionel Messi. Gjithsesi, goli i katalanasve ka ardhur në fillimin e pjesës së dytë me Ivan Rakitic, i cili ka zhbllokuar takimin në minutën e 59-të. Kroati ka marrë një pasim të bukur nga Luis Suarez dhe nuk ka gabuar përballë portierit Adan.

Takimi është mbyllur pesë minuta më vonë kur Busquets ka kapuar në befasi mbrojtjen mike me një pasim të shpejtë të dhënë drejt Messi-t, i cili ka qenë i pambuluar dhe ka dyfishuar pa shumë probleme avantazhin e katalanasve. Lojtarët e Valverde kanë realizuar edhe golin e tretë në minutën e 69-të me Luis Suarez, i cili ka shënuar me një goditje fluturimthi me të djathtën pas një pasimi të bukur të marrë nga Rakitic.

Dominimi i “bluagranave” ka qenë i vazhdueshëm dhe në minutën e 80-të ka sjellë edhe golin e katërt falë një tjetër gabimi të vendasve. Suarez ka marrë një top nga lojtarët e Betis dhe ka pasuar menjëherë te Messi, i cili ka shmangur pa problem dy mbrojtës para se të dërgonte topin në rrjetë. Në fund, në minutën e 90-të, ka ardhur edhe goli i dytë personal i Luis Suarez dhe i pesti për Barcelona-n.

Kjo ka qenë humbja e parë për Betis pas dy fitoreve radhazi të marra në dy ndeshjet e fundit të La Liga-s. “Verdiblancos” janë mbeten në vendin e dhjetë të renditjes me 27 pikë, pesë larg zonës Europa League dhe tetë larg asaj Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat