Man City gjurmon Pogban e ri, 18 vjeçari kushton £20mln

Futboll

Man City gjurmon Pogban e ri, 18 vjeçari kushton £20mln

Më: 22 janar 2018 Në ora: 08:15
Brian Marwood

Shefi i akademisë së Manchester City, Brian Marwood ka monitoruar personalisht nga afër, adoleshentin e Lille, të vlerësuar £20milionë, Boubakary Soumare, i cili konsiderohet si Paul Pogba i ri. Marwood udhëtoi të mërkurën drejt Francës, për të parë 18-vjeçarin Soumare të luante në humbjen 2-1 të Lille ndaj  Rennes. Gara për të siguruar shërbimet e mesfushorit të talentuar po nxehet gjithmonë e më shumë, pasi në garë tashmë janë përfshirë edhe Everton e Leicester.

Pavarësisht moshës së tij të re, Soumare është konfirmuar në titullar të ekipit të parë të Lille, pasi nënshkroi gjatë merkatos së verës, transferimin e tij nga Paris Saint-Germain. Marwood, roli i të cilit në “Etihad” është ai i drejtorit menaxherial të shërbimeve të futbollit, është përgjegjës për identifikimin e talenteve më të mira që shpërthejnë nëpër botë, por Lille është në dijeni se “Qytetarët” nuk janë të vetmit të interesuar për lojtarin e tyre.

Lille dergjet drejt fundit të klasifikimit në Ligue 1 dhe mund të shesë Soumare që këtë muaj, për të financuar blerje të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat