Alisson: Në 30 minutat e fundit gabuam gjithçka

Futboll

Alisson: Në 30 minutat e fundit gabuam gjithçka

Më: 22 janar 2018 Në ora: 10:24
Alisson

Portieri i Romës, Alisson, protagonisti absolut i takimit, nuk është i kënaqur me pjesën e dytë e bërë nga shokët e tij.

“Për gati një orë luajtëm siç e kishim programuar ndeshjen, por në 30 minutat e fundit gabuam gjithçka. Nuk e kuptoj pse skuadra u tërhoq aq shumë, duke i lejuar Interit 70 metra fushë të lirë. Nëse e bën këtë, është normale që një skuadër si Interi të të godasë.’

“Duhej thjesht të ruanim linjat e reparteve, por nuk e bëmë. Menduam më shpejt seç duhej që të mbroheshim dhe Portieri në fund i falëm mundësinë Interit që të barazonte”, tha Alisson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat