Shqiptari fiton penallti, Atletico përmbys ndeshjen

Futboll

Shqiptari fiton penallti, Atletico përmbys ndeshjen

Më: 22 janar 2018 Në ora: 14:13
Kledi Bare

Mesfushori dhe kapiteni i Kombëtares U-21, Kledi Bare është duke treguar vazhdimësi dhe formë të mirë në Spanjë. I aktivizuar si gjithmonë në formacionin titullar me skuadrën e dytë të Atleticos, shqiptari i ka hapur udhë kthesës së ndeshjes për ekipin e tij.

Në momentin që Valladolid B ka qenë në avantazh minimal, Bare ka fituar një 11-metërsh pasi ka bërë mirë në hyrje të zonës me disa driblime.

Në këtë episod, skuadra kundërshtare ka mbetur në inferioritet numerik dhe Atletico Madrid B ka barazuar takimin. Në fund, Atletico ka shënuar golin e dytë dhe autor ka qenë lojtari Moja, i cili ka zëvendësuar Baren në minutën e 78-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat