Bale rigjeti buzëqeshjen e tij

Futboll

Bale rigjeti buzëqeshjen e tij

Më: 22 janar 2018 Në ora: 14:32
Bale rigjeti buzëqeshjen e tij

Gareth Bale rigjeti buzëqeshjen e tij kundër Deportivo la Coruña. Uellsiani shënoi dy nga shtatë golat e Real Madridit dhe ishte një nga lojtarët më të mirë në tapetin e gjelbër të “Santiago Bernabeu”. 

“Do të ishte mirë të qëndroja në lojë dhe të përpiqesha për të arritur “hat-trick”-un, por gjëja më e rëndësishme ishte marrja e fitores për ekipin, çka do të ringjallë përsëri besimin”, – tha numri “11” për mediat. Ky i fundit është pyetur nga ESPN edhe për rivalin e ardhshëm të të bardhëve në Ligën e Kampionëve, PSG-në e Cavanit, Mbappés dhe Neymarit: “E vërteta është se unë konsumoj shumë futboll në jetë. Të jem i ndershëm me ju, preferoj të shikoj golf në kohën time të lirë, edhe kur i luan ndeshjet PSG-ja”.

Para vizitës së Galicianëve në “Santiago Bernabeu”, Real Madridi nuk ishte ndër katër klasifikimet e para. “Ne duhet të fitojmë çdo ndeshje, duhet të sigurojmë se Liga e Kampionëve është e rëndësishme dhe pastaj kemi për të fituar më shumë besim si një ekip”, – shpjegoi Bale.
Për sa iu përket problemeve të vazhdueshme fizike, që e kanë penalizuar deri tani, këtë sezon, uellsiani ka shpjeguar se tashmë është 100% dhe i rëndësishëm në ekip: “Unë mendoj se mund të jem i rëndësishëm, por në fund të ditës duhet të provosh. Kam punuar shumë për ta rimarrë formën time më të mirë. Ka qenë një kohë e gjatë që nga operacioni në kyçin e këmbës dhe ndihem shumë mirë. Nuk kam ndjerë asnjë dhimbje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat