Komuna e Vitisë përfituese e projektit për ndërtimin e fushës ndihmëse

Futboll

Komuna e Vitisë përfituese e projektit për ndërtimin e fushës ndihmëse

Nga: Aziz Zuka Më: 22 janar 2018 Në ora: 16:09
Pamje nga takimi ne FFK-ë e kryetarlt Haliti me Faadil Vokrrin dhe ministrin e MKRS Kujtim Gashi

Në komuna e Vitisë, së shpejti mund të ndërtohet fusha ndihmëse për klubet të cilat janë në supërligën e Kosovës. Kjo u bë me dije sot pas një takimi tre palëshe në mes të Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe të Ministrit për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi.

Sipas një komunikate,  Vlera e këtij projekti  është 250 mijë euro, e nga këto mjete  120 mijë euro do të investohen nga FFK-ja (Federata e Futbollit të Kosovës) kurse me 100 mijë euro do të participoj MKRS-ja  e vetë Komuna do të investojë 30 mijë euro. Pas këtij takimi kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, tha se përmes këtij investimi të rëndësishëm do të krijohen hapësira të mjaftueshme për futbollistet vitias me qëllim që ata të kenë ku stërviten dhe të tregojnë talentin e tyre.

 “ Sot është një ditë e veçantë për futbollistet vitias pasi u pajtuam të tri palët për ndërtimin e fushës ndihmëse. Ky projekt ka një rëndësi të veçantë për ta pasi që përmes tij për klubet futbollistike  të komuns e konkretisht për KF Vllazninë  e Pozharanit e cila  aktualisht bënë gara në Supërligën e Kosovës do  të krijohen hapësira të mirëfillta për të stërvitur që të jenë sa më të përgatitur”, u shpreh Kryetari Haliti. Ai falënderoj FKK-në dh MKRS-së që kanë zgjedhur Vitinë për të bashkëpunuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat