Trajneri i Bordeaux zbulon të ardhmen e Malcom

Futboll

Trajneri i Bordeaux zbulon të ardhmen e Malcom

Më: 22 janar 2018 Në ora: 16:29
Malcom

Sulmuesi brazilian, Malcom, do të mbetet te skuadra e Bordeaux.

20 vjeçari ka tërhequr interesimin e shumë skuadrave këtë afat kalimtar, përfshirë edhe Arsenalin e Arsene Wenger, që ishin të gatshëm të nënshkruanin me të si zëvendësim të Alexis Sanchez.

Por, largimi i Malcom nga Bordeaux nuk do të ndodhë këtë afat kalimtar.

Lajmin sot e ka konfirmuar trajneri i skuadrës franceze, Gus Poyet.

Malcom është pjesë e Bordeaux që nga viti 2016, dhe në 68 paraqitje ka shënuar 15 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat