I dënuar me 9 vite për përdhunimin e shqiptares, shkon në Turqi

Futboll

I dënuar me 9 vite për përdhunimin e shqiptares, shkon në Turqi

Më: 22 janar 2018 Në ora: 18:15
Robinho

Robinho, ish-lojtari i Milanit, Realit të Madridit dhe Manchester Cityt, ka gjetur marrëveshjen me klubin e Sivasporit në Turqi, dhe duket se do të vazhdojë në Europë aventurën e tij futbollistike.

Braziliani, vetëm pak kohë më parë, u dënua nga gjykata e shkallës së parë në Itali, me 9 vite burg për përdhunimin në grup të një shqiptareje, në janarin e vitit 2013. Sidoqoftë, edhe pse Robinho është shpallur fajtor, ai e ka apeluar vendimin, dhe tashmë çështja ka kaluar në gjykatën e apelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat