Vidal: Nuk largohem nga Bayerni!

Futboll

Vidal: Nuk largohem nga Bayerni!

Më: 22 janar 2018 Në ora: 19:01
Arturo Vidal

Kiliani Arturo Vidal ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayerni. Ai shpreh besnikërinë ndaj klubit të paktën deri në verën e sivjetshme. “Deri në qershor nuk lëvizi. Këtu jam i lumtur. Jam 100 për qind i përqendruar te Bayern dhe nuk do të largohem në janar”, ka thënë Vidal. Por, pavarësisht se ai ka një kontratë deri më 30 qershor të vitit 2019-ës, ish-juventini ka pranuar mundësinë e largimi verën e ardhshme. “Do të qëndroj te Bayer deri në fund të sezonit. Shpresoj të fitoj Championsin, më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë futbollisti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat