Mkhitaryan në Arsenal

Futboll

Mkhitaryan në Arsenal

Më: 22 janar 2018 Në ora: 19:50
Mkhitaryan

Arsenali ka konfirmuar nënshkrimin me mesfushorin armen, Henrikh Mkhitaryan, nga Manchester United.
Mkhitaryan u transferua në Emirates Stadium si pjesë e marrëveshjes për shkëmbim me kilianin, Alexis Sanchez, i cili ka kaluar në United.
29-vjeçari me Topçinjtë ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, me pagë prej 200 mijë funtesh.

Mkhitaryan në futbollin anglez u transferua në vitin 2016 nga Borussia Dortmund.
Miki sezonin e kaluar për ‘djajtë e kuq’ ishte një nga lojtarët kyç në triumfin e Evropa Ligës, duke shënuar gol në finale kundër Ajaxit.
Reprezentusi armen për skuadrën e Jose Mourinhos është paraqitur në 63 ndeshje duke shënuar 13 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat