Trajneri i Dortmundit kërkon të zgjidhet situata e Aubameyang teksa spekulohet për largim te Arsenali

Futboll

Trajneri i Dortmundit kërkon të zgjidhet situata e Aubameyang teksa spekulohet për largim te Arsenali

Më: 22 janar 2018 Në ora: 23:43
Pierre – Emerick Aubameyang

Trajneri i Dortrmundit, Peter Stoger, dëshiron që e ardhmja e Pierre – Emerick Aubameyang të sqarohet sa më shpejt në mesin e interesimit të madh nga Arsenali.

Dortmundi bëri të ditur në fundjavë se ka marrë një ofertë që besohet të jetë afro 50 milionë euro për Aubameyangun nga Arsenali.

Arsenali konfirmoi transferimin e Mkhitaryan në një marrëveshje shkëmbimi për Alexis Sanchez.

Dortmundi thuhet se po kërkon 60 milionë euro për 28 vjeçarin, i cili ka dy ndeshje që nuk luan me spekulimet që gjithnjë e më shumë po rriten për të ardhmen e tij.

“Natyrisht, ne duam që të ketë një zgjidhje deri nesër, cila do që të jetë ajo”.

“Nuk duhet që të marrë më shumë kohë kjo punë. Nuk mund të them asgjë më tepër derisa të shoh çka do të ndodhë në ditët në vijim”, u shpreh trajneri gjerman.

Aubameyang ka qenë i kërkuar edhe nga Milani më herët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat