Ky është Liverpooli, mposht të parin pastaj mposhtet nga i fundit

Futboll

Ky është Liverpooli, mposht të parin pastaj mposhtet nga i fundit

Më: 22 janar 2018 Në ora: 23:44
Festimi i golit

Liverpooli nuk ka arritur ta mbajë serinë e fitoreve, pasi ka pësuar në udhëtim nga Swansea (1-0).

Ndeshja nisi më mirë për Liverpoolin që kishte disa raste të mira.

Por më të rrezikshmit ishin Virgil Van Dijk (23’) dhe Sadiu mane (30’), por që nuk arritën të shënojnë.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 40-të. Ishte Alfie Maëson që shënoi pas një harkimi nga goditja nga këndi.

Por Sadio Mane kishte rst të mirë pas pasimit nga Mohamed Salah, por gjuajtja e tij shkoi mbi jashtë.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Liverpooli  nisi mirë edhe pjesë e dytë me Mohamed Salah i cili gjuan nga 15 metra, por Lukasz Fabianski, ishte në vend.

Salah dy herë dhe Firmino një herë provuan në fund të ndeshjes, por që nuk arritën ta ndryshojnë rezultatin dhe t’i ikin humbjes.

Liverpooli pas kësaj humbje mbetet në pozitën e katërt me 47 pikë, ndërsa për Sëansean ishin pikët e shpresës, pasi me 20 pikë mbyll renditjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat