Juventusi vazhdon me fitore, Costa shënon golin e vetëm

Futboll

Juventusi vazhdon me fitore, Costa shënon golin e vetëm

Më: 22 janar 2018 Në ora: 23:45
Foto gjatë ndeshjes

Juventusi ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë kundër Genoas (1-0).

Zonja e Vjetër e nisi ndeshjen më mirë duke radhitur disa raste. Miralem Pjanic, Samih Kheidra dhe Douglas Costa tentuan të shënojnë që në fillim.

Por vendasit kaluan në epërsi në minutën e 18-të. Pas një pasimi të bukur të Mandzukic, më së miri në zonë u gjend Costa i cili me një prekje të lehtë shënoi për 1-0.

Të dy klubet pas golit  tentuan të shënojnë, por me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë rastet më të mira i kishte Miralem Pjanic dhe Samih Khedira, por që nuk arritën të shënojnë.

Loja e Juventusit ishte më shumë e koncentruar në goditje nga distanca, por që shumë shpesh nuk e qëllonin cakun.

Në anën tjetër për disa minuta në pjesën e dytë e morën lojën nën kontroll edhe Genoa, por pa arritur të krijojnë ndonjë rast të rrezikshëm.

Pas kësaj fitoreje Juventusi mbetet në pozitën e dytë me 53 pikë,një më pak se Napoli që është lider.

Zonja e Vjetër ndeshjen e ardhshme udhëton te Chievo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat