Allegri: Është dashur ta mbyllim ndeshjen në pjesën e parë

Futboll

Allegri: Është dashur ta mbyllim ndeshjen në pjesën e parë

Më: 23 janar 2018 Në ora: 00:06
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri nuk është ndarë plotësisht i kënaqur me lojtarët e tij pas fitores minimale në shtëpi ndaj Genoas.

Sipas Allegrit, lojtarët e tij është dashur ta mbyllnin këtë ndeshje qysh në pjesën e parë.

“Ne kemi mundur ta mbyllim ndeshjen qysh në pjesë të parë, ishte një fitore e merituar”.

“Higuainit nuk i mungoi motivimi dhe përkushtimi. Ai punoi shumë mirë, ai ishte udhëheqësi i ekipit në fushë”.

“Për momentin ne jemi në krye, por të gjitha skuadrat në maje mund të luftojnë për titull”, u shpreh Allegri.

Ai shtoi se të gjithë duhet të përkujdesen për të hyrë në ndeshje për të fituar dhe për të shënuar gola.

Juventusi me këtë fitore ngjitet në krye të klasifikimit me 54 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat