Kylian Mbappe ka pësuar një lëndim

Futboll

Kylian Mbappe ka pësuar një lëndim

Më: 23 janar 2018 Në ora: 06:51
Mbappe

Kylian Mbappe ka pësuar një lëndim në kokë dhe pritet të mungojë në dy muajt e ardhshëm për skuadrën e PSG.

Francezi u lëndua në pjesën e parë gjatë një përplasje me Lopez, ku u detyrua të largohej nga fusha.

Sipas asaj që raporton ESPN, Mbappe do të mungojë për dy muajt e ardhshëm, duke humbur kështu dy ndeshjet ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e tij PSG ende nuk i ka kryer testet mjekësore dhe nuk ka njoftuar për shkallën e lëndimit të talentit francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat