Korenica me fjalë epike për kryetarin e dorëhequr

Futboll

Korenica me fjalë epike për kryetarin e dorëhequr

Më: 23 janar 2018 Në ora: 12:37
Pamje nga një ndeshje

Me të mësuar lajmin për dorëheqjen e kryetarit Mirsa Çollaku, nga pozita që mbante deri të hënën, kapiteni Meriton Korenica ka reaguar në mënyrë epike.

Ai, ka falënderuar shumë kryetarin e deri tashëm duke thënë: “Faleminderit prej teje, për gjithçka që na ke mundësuar, na ke mbështetur gjatë gjithë kohës dhe jemi këtu ku jemi. Në emër të bashkëlojtarëve të jemi shumë falënderues. Te urojmë shëndet dhe shumë suksese në rrugëtimin Tuaj. Presim mbështetje edhe më të madhe kryetar. Faleminderit”! Mirsad Çollaku, të hënën u tërhoq nga pozita e kryetarit të klubit, të cilin e drejtoi që nga 15 janari i vitit 2015 me mjaftë sukses. Klubi tashmë është ndër më të organizuarit në Superligë dhe synon dy trofetë: Kampionatin dhe Kupën, ku gjasat janë reale, që njëri trofe të vije në Prizren.

Çollaku, është zgjedhur kohë më parë anëtarë i Bordit Ekzekutiv të FFK-së, dhe kjo ka qenë arsyeja e dorëheqjes nga detyra e kryetarit të klubit.

Po të hënën, kryesia unanimisht për zëvendësues të tij (kryetar të ri) votoi, Qemal Krasniqin, ish nënkryetar i deritashëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat