Në stilin e Man.City-t dhe Barça-s, është sulmi i 4-t më i mirë në Europë

Futboll

Në stilin e Man.City-t dhe Barça-s, është sulmi i 4-t më i mirë në Europë

Më: 23 janar 2018 Në ora: 15:05
Lazio

Skuadra e Lazio-s deri në këtë pikë të Serie A numëron 53 gola duke kryesuar në Itali për sulmin më të mirë dhe është në katër më të mirat e Europës. Vetëm PSG, Manchester City dhe Barcelona kanë bërë më mirë se bardhekaltrit.

Ta përkufizosh si një surprizë tashmë është e tejkaluar, pasi Lazio e Simone Inzaghi-t vazhdon të befasojë dhe mbi të gjitha të shënojë me një vijimësi të pabesueshme. Shifrat flasin qartë: me 53 gola në 20 javë kampionat, Lazio ka sulmin më të mirë të Serie A duke lënë pas kampionin në fuqi Juventus-in me 50 dhe kryesuesin aktual të renditjes Napoli-n me 45.

Stili i punës së trajnerit Inzaghi-t nuk i ka dhënë mbështetje vetëm dhuntive të jashtëzakonshmne të Immobile-s (kryegolashënues me 20 finalizime), por edhe Luis Alberto-s dhe Milinkovic-Savic, të dy në kuotën e 7 golave.

Në dy ndeshjet e fundit, me SPAL-in dhe Chievo-n, bardhekaltrit kanë realizuar 10 gola dhe gjashtë herë këtë sezon kanë shënuar më shumë se 4 gola në ndeshje, ndërkohë që nuk kanë arritur të shënojne vetëm në dy raste.

Mbretëreshë e golave në Itali, Lazio kryeson edhe në Europë ku renditet sulmi i katërt më i mirë. Vetëm PSG, Manchester City dhe Barcelona kanë bërë më mirë se skuadra e klubit ku drejtor sportiv është një nga ikonat e futbollit shqiptar, Igli Tare. Ky i fundit ka merita të padiskutueshme për lojtarët e afruar në skuadër.

Kjo Lazio ka shënuar më shumë edhe se ajo e drejtuar nga Zeman, e famshme për goleadat e saj, e madje kalon edhe atë të Erikson-it të sezonit 1999-2000 që numëronte 40 rrjeta në 20 ndeshjet e para dhe që e mbylli kampionatin me titull.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat