Çka po zihet në kuzhinën e FFK-së?

Futboll

Çka po zihet në kuzhinën e FFK-së?

Nga: Nexhmedin Bunjaku Më: 23 janar 2018 Në ora: 15:12
Nexhmedin Bunjaku

Debate

Vendimi për ndërtimin e dymbëdhjetë fushave ndihmëse të futbollit në Kosovë, është për t’u përshëndetur, por me këtë vendim është bërë edhe diskriminim në seleksionimin e qyteteve se ku do të ndërtohen këto fusha ndihmëse të futbollit! Nëse për këto dymbëdhjetë fusha do të investohet nga buxheti i komunave apo qeveria, domethënë, nga xhepi i qytetarit, atëherë pasi veç po investohet nga i njëjti xhep, pse pra diskriminohen klubet tjera në mesin e të cilëve ka klube me traditë mbi 50-të vjeçare.

Pasi që pas këtijë vendimi u shpreh pakënaqësia e shumë klubeve, sidomos klubeve me traditë të gjatë si Kosova Vushtrri, Fushë Kosova etj. atëherë pse nuk parcitipon edhe FFK nga buxheti i vet që përfitoi 6 (gjashtë) milionë euro nga bonuset që i dhanë UEFA dhe FIFA, pse nuk parcitipon FFK me mjete nga këto bonuse me 1.600.000 euro, për 16 klubet të ligës së parë dhe në vitin tjetër së bashku me komunat edhe për ligën e dytë. FFK, duhet të jetë transparente dhe të njoftojë opinionin se për çfarë federata po i ruan ato mjete apo a i ka farë apo janë “avulluar” “si shumë të tjera në të kaluarën”.

FFK, mund të përdorë si mbulesë premtimin e ndarjes nga 10,000 euro, klubeve të Superligës dhe kjo pothuajse është si një pikë uji në det kur kihen parasysh shpenzimet e një klubi të Superligës gjatë një kampionati të plotë. Pra, në rastin e këtij hapi të rëndësishëm për futbollin e Kosovës, të ndërmarrë për fushat ndihmëse të futbollit, FFK duhet të shtrijë dorën klubeve, t’u ndihmojë me mjetet nga bonuset që i përfituan nga UEFA 3.750.000 euro, dhe nga FIFA 1.250,000 euro dhe 1.000.000 euro.

Nëse, nga këto mjete, FFK nuk u ndihmon klubeve tash kur është më së e nevojshme infrastruktura, atëherë, klubet duhet të kërkojnë auditim, pasi që FFK, edhe nuk ndihmon (edhe pse ka mjete) por edhe “nuk është transparente” se përse ruhen ato mjete të bonuseve, apo ku janë. FFK, edhe tash si në të kaluarën, gjithmonë është e heshtur aty ku duhet ndihmuar[pr1] , është e heshtur dhe do të hesht përderisa të heshtin klubet dhe me këtë futbolli i Kosovës do të mbetet aty ku është, pra në start.

Autori është ish futbollisti i Dritës nga Gjilani dhe ish gjyqtar i futbollit

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat