Një femër për Komitetin Ekzekutiv, Aldona: Ja pse kandidova

Futboll

Një femër për Komitetin Ekzekutiv, Aldona: Ja pse kandidova

Më: 23 janar 2018 Në ora: 15:52
Aldona

Pjesëmarrja e femrave në botën e futbollit është duke i dhënë këtij sporti një tjetër dimension. E, ndërsa në botën e futbollit numri i femrave si futbolliste apo si arbitre tashmë është rritur, në futbollin shqiptar do të ketë edhe një femër në organet më të larta në institucionin e futbollit në vend.

Bëhet fjalë për Aldona Sylaj, e cila, prej shtatë vitesh, është pjesë e Komisionit të Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF dhe së fundmi, zëvendëspresidente e tij.

Kandidimi – “Jam propozuar nga Sport Klub Tirana dhe Sport Klub Adriatik i Mamurrasit për të qenë anëtare e Komitetit Ekzekutiv. Kam kandiduar sepse aty ka nevojë për një dorë gruaje, e cila është më shumë sesa e kujdesshme në krahasim me meshkujt. Nuk e shoh aspak si sfidë, pasi për mua janë të gjithë si subjekte. Nuk më prek fare fakti që janë burra, pasi ka ‘burra’ dhe ‘bura’. Se kush është burrë, koha e ka treguar”, shprehet fillimisht zonja Sylaj për gazetën “Panorama Sport”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat