Çfarë thotë Conte për Dzekon?

Futboll

Çfarë thotë Conte për Dzekon?

Më: 23 janar 2018 Në ora: 17:30
Dzeko

Mediat ndërkombëtare raportojnë se boshnjaku Edin Dzeko do të jetë pjesë e skuadrës së Chelseat.  Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, insiston se ai nuk e di nëse Chelsea do të nënshkruajë me sulmuesin e Romës, Edin Dzeko në ditët e ardhshme. Boshnjaku mesa duket është pranë rikthimit në Premier League angleze, teksa pritet të mbërrijë bashkë me Emerson Palmierin në një operacion me vlerë 60 milion euro. Trajneri i Romës Eusebio Di Francesco nuk bëri asnjë përpjekje për të shuar thashethemet ditën e martë, por insistoi se është vetëm ai që do të vendosë nëse Dzeko do të jetë në ndeshjen ndaj Sampdorisë për ditën e nëserme. Trajneri i Chelseat, tha: “Nuk e di. Siç e dini edhe ju, nëse do të ketë të reja do të jetë klubi ai që do të ju informojë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat