Mascherano në Kinë

Futboll

Mascherano në Kinë

Më: 23 janar 2018 Në ora: 17:56
Mascherano

Flitej prej kohësh por tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi, Javier Mascherano nuk do të jetë më një futbollist i Barcelonës. Lajmin e ka komunikuar vetë klubi blaugrana i cili do të organizojë një festë lamtumire për mesfushorin argjentinas i cili do të transferohet te Hebei Fortune në kampionatin kinez. I ardhur nga Liverpooli në 2010-ën, Mascherano largohet nga Barcelona pas 8 vitesh. Me blaugranat Mascherano ka fituar disa trofe përfshirë këtu edhe dy Champions League. Përshëndetja e tij me tifozët do të realizohet në fillimin e sfidës së kthimit për çerekfinalet e Kupës së Mbretit ndaj Espanyolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat