Mkhitaryan, lojtari me dy numra te Arsenali

Futboll

Mkhitaryan, lojtari me dy numra te Arsenali

Më: 23 janar 2018 Në ora: 19:00
Henrikh Mkhitaryan dhe Venger

I porsaardhuri te Arsenal, Henrikh Mkhitaryan, do t’i duhet t’i bartë dy fanella me numra të ndryshëm në këta gjashtë muajt e mbetur. 

Shkëbimi Alexis Sanchez-Mkhitaryan ishte një nga ‘telenovelat’ e këtij dimri që u mbyll me sukses të hënën në mbrëmje.

Armeni jo vetëm që ka ardhur në vend të Sanchez, por ai do ta bartë edhe fanellën me numrin 7.

Në anën tjetër edhe Sanchez do ta ketë këtë numër te United, me emra si Cristiano Ronaldo dhe Eric Cantona, që e kanë bartur dikur.
 
 Por Mkhitaryan përvec që do ta bartë fanellën me numrin 7, ai do ta ketë edhe një numër tjetër.

Në ndeshjet që zhvillohen në Ligën Premier ai do ta bartë fanellën me numrin 7, ndërsa në ligën e Evropës, një numër tjetër, pasi ‘topçinjtë’ janë ende në këtë garë.

Sanchez kishte zhvilluar nj ndeshje, atë kundër Koln në shtator dhe ky numër nuk mund të përdoret më.

“Numri tjetër do të konfirmohet së shpejti’, shkruan në deklaratën e Arsenalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat