Real Madridi kthen kokën kah De Gea

Futboll

Real Madridi kthen kokën kah De Gea

Më: 23 janar 2018 Në ora: 20:43
De Gea, një prej më të mirëve në botë

 4 Real Madridi tashmë i ka mbyllur derën transferimit të Kepa Arrizabalaga, ndërsa në krye të listës kthehet David de Gea, ndërsa mundësi është edhe Thibaut Courtois.

Tani është koha për reflektim te ‘mbretërit’, pasi aktualisht një sulmues mbetet primare, para transferimit të një portieri.

Portieri i Athletic Bilbaso, Kepa, e ka vazhduar kontratën me një klazuolë lirimi prej 80 milionë euro.

Real Madridi dhe Zinedine  Zidane do ta shtyjeni mundësinë që të transferojnë portier gjatë verës.

Në vitin 2015 ishte tentuar shkëmbimi mes De Geas dhe Keylor Navasit, por që kishte dështuar në momentet e fundit.

Paraqitjet e Navas kanë pësuar rënie, ndërsa në radar janë kthyer De Gea e Courtois.

Mësohet se Reali nuk dëshiron ta paguajë klauzolën e Kepas prej 80 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat