Real Madrid nuk heq dorë

Futboll

Real Madrid nuk heq dorë

Më: 25 janar 2018 Në ora: 15:53
David de Gea

Real Madrid nuk heq dorë nga David de Gea. Portieri i Manchester United është një fiksim i vjetër i madrilenëve që duan ta transferojnë me çdo kusht në “Santiago Bernabeu”. Për t’ia arritur qëllimit, “Los Blancos” janë të gatshëm të ofrojnë para dhe 2 lojtarë të tjerë për gardianin e “Djajve të Kuq”. Keylor Navas dhe Mateo Kovacic priten të jenë emrat e sakrifikuar nga Reali për të mbërritur te De Gea. Alternative për “Los Blancos” është Thibaut Courtois i Chelsea.

Florentino Perez ka si armë të fortë për arritjen e marrëveshjes me Manchester United dëshirën e 27-vjeçarit për të jetuar në Madrit pranë partneres së tij, këngëtares Edurne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat