Modriq i quan çmenduri kritikat ndaj Zidanet

Futboll

Modriq i quan çmenduri kritikat ndaj Zidanet

Më: 29 janar 2018 Në ora: 13:43
Luka Modriq

Mesfushori kroat i Real Madridit, Luka Modriq, thotë se kritikat me të cilat është përballur trajneri Zinedine Zidane së fundi janë çmenduri.

Modriq këto deklarata i dha të shtunën pas fitores 4:1 që Reali e shënoi në udhëtim ndaj Valencias në La Liga.

Real Madridi ka zhgënjyer këtë stinor në La Liga, ndërsa në mesjavë u eliminua nga Kupa e Spanjës nga Leganesi, transmeton “Koha Ditore”. Mirëpo, Modriq ka bërë të qartë se ai dhe bashkëlojtarët janë plotësisht prapa Zidanet.

“Nuk po mund të besoj se trajneri ynë po vihet në pyetje pas çdo gjëje që ka arritur. Është çmenduri. Ne e dimë se në futboll nganjëherë gjërat nuk shkojnë mirë dhe se mund të shkojnë keq, por të vësh në pyetje trajnerin është diçka e pabesueshme. Sigurisht ne e përkrahim atë dhe jemi me të”, ka thënë Modriq përcjellin mediumet spanjolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat