Napoli dëshiron edhe një shqiptar

Futboll

Napoli dëshiron edhe një shqiptar

Më: 30 janar 2018 Në ora: 14:16
Frederik Veseli

Një tjetër futbollist i Kombëtares shqiptare për Napolin. Pas Elseid Hysajt që ka shkëlqyer në San Paolo prej transferimit në verën e vitit 2015, tashmë kryesuesit e Serisë A kanë hedhur sytë edhe nga Frederik Veseli.
Drejtuesit e klubit të kaltër po mendojnë për të ardhmen dhe ndjekin me kujdes lojtarët e Serisë B, që vlerësohen se kanë potencialin për tu shndërruar në yje të ardhshëm të ekipit. Mes emrave të lakuar figuron edhe Veseli i Empolit.
Drejtori sportiv Giuntoli ka nisur bisedimet me homologët e skuadrës toskane, dujke shfrytëzuar edhe marrëdhëniet e mira që kanë dy klubet. Kuqeziu është kthyer në titullar të padiskutueshëm te Empoli, prej transferimit në vitin 2016. Në këtë sezon Veseli ka luajtur titullar në 19 nga 23 javët e Serisë B, me skuadrës që momentalisht pozicionohet në vendin e tretë dhe është në garë për tu kthyer në elitën e futbollit italian.
Te 25-vjeçari, me një të kaluar te Manchester City dhe Manchester United, vlerësohet fakti që përveç pozicionit në qendër të mbrojtjes, ai mund të luajë edhe në mesfushë. Për momentin negociatat janë në fazën fillestare, por nuk përjashtohet që Napoli të finalizojë marrëveshjen në muajt në vazhdim, për ta pasur Veselin në dispozicion për sezonin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat